Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, sot pritet që drejtimi i Himarës t’i kalojë një prej dy nënkryetarëve të bashkisë.
Këshilli Bashkiak, pritet të mblidhet këtë të premte dhe të vendosë me votë mes Blerina Balës dhe Pervin Gjikurisë, ku kryetari i ri në detyrë do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.
Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.
Diskutime rreth kësaj post