Maxhoranca dhe opozita e re kanë bashkuar votat dje në Parlament për të zgjedhur 4 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Parlamenti e ka quajtur të miratuar pa votim, Arta Vorpsin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Avokati Spartak Ngjela pyetur nëse votimi në Kuvend ishte i ligjshëm pasi dy anëtarët e reja të kushtetueses u kritikuan pasi kishin ngelur në provimin e magjistraturës tha se mund të ketë defekte të vogla por edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë gjë dhe ndaj e kanë toleruar.
“Kjo është bërë në kushte emergjence, kjo quhet nevojë ekstreme. Mund të ketë defekte të vogla dhe gabime të vogla. Edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar këtë gjë dhe ndaj e kanë toleruar”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post