Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Romeo Gurakuqi paralajmëroi dje se do të padisë ish-presidentin Bujar Nishani i cili e akuzoi se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Nishani e bëri këtë deklaratë pasi ish-deputeti Gurakuqi shpërtheu ndaj anëtarëve të Komisionit të Vleresimit të PD, i cili e la jashtë listave për deputet.
Nisur nga këto përplasje që kanë ndodhur ditët e fundit mes demokratëve, ka ardhur reagimi i fortë i juristit Romeo Kara.
“Nje ish president i zgjedhur nga PD, akuzon me data, numer dosje dhe pseudonim si bashkepunetor se sigurimit të shtetit nje ish deputet të PD-se.
Ish deputeti i PD-se, e akuzon si shpifes ish presidentin dhe kerkon qe autoritetet perkatese te shprehen lidhur me akuzat ndaj tij.
Sido qe të jete e verteta, dy jane alternativat: ose kemi nje ish deputet të PD-se të zgjedhur nga radhet e bashkepunetoreve të sigurimit të shtetit për të luajtur rolin e antikomunistit të flakte, ose kjo gje nuk eshte e vertete dhe ish presidenti i PD-se eshte thjesht nje shpifes dhe shantazhues ordiner.”, shkruan Romeo Kara.
Diskutime rreth kësaj post