Mediat italiane kane shkruar per te dashurin e Viola Spiros teksa kane shkruar per kete te fundit: “Ajo nuk ka asnjë faj. Përveçse është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë”.
Mesohet se bandën e të fejuarit të Violes e kanë zbuluar dy gra të Prokurorisë së Amsterdamit.
Këto dy gra dhe një tjetër në sektorin investigativ holandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firence dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontrollin e territorit në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investiguese që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë”, shkruanin mediat italiane pas arrestimit të grupit të shqiptarëve.
Më tej, gazetarët italianë ironizonin rreth pasurisë që kishin ngritur me qindarka. “Një kuriozitet; një tjetër bos droge i grupit jetonte në një vilë luksoze e stilit ‘Scarface’. Madje, ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt, edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka”, ironizojnë gazetarët italianë.ë
Diskutime rreth kësaj post