Dyqani i një 31-vjeçari nga Tirana ka rënë pre e hajdutëve, ku i kanë vjedhur disa materiale.
Por, e veçantë në këtë vjedhje është se ajo është bërë nga dy gra, të cilat kanë ardhur nga Elbasani për të grabitur një dyqan në Tiranë.
Megjithatë, 19-vjeçarja me iniciale L.Ç dhe 46-vjeçarja V.Gj janë arrestuar ditën e djeshme nga policia e Elbasanit, transmeton Express.
Siç bëhet e ditur nga blutë e këtij qytetit, të dyja gratë janë arrestuar në lagjen “Kala”, ku më pas atyre u janë sekuestruar edhe sendet e vjedhura.
Për rastin në fjalë, policia thotë se materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.
Diskutime rreth kësaj post