Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar lidhur me njoftimin e Ambasadës Amerikane lidhur me vizitën e zv/sekretarit të Shtetit Amerikan Gabriel Escobar në Shqipëri në datë 9 Dhjetor.
Kim thotë se ai do të takohet me zyrtarë të lartë në Shqipëri dhe do të konfirmojë mbështetjen e SHBA për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Sipas Kim, Escobar do të diskutojë gjithashtu vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, mosndëshkrimin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkan.
Reagimi i Yuri Kim:
“Zëvendës sekretari i Shtetit Escobar do të vizitojë Shqipërinë më datë 9 Dhjetor për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë bazuar në vlerat e përbashkëta. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe zyrtarë të tjerë për të konfirmuar mbështetjen e palëkundur për demokracinë dhe integrimin në BE.
Bashkëpunim më i fortë në fushën e mbrojtjes dhe mundësi për tregti dhe investime. Siç thuhet në urdhrat ekzekutivë të presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu vendosmërinë e SHBA për të luftuar korrupsionin, mosndëshkrimin dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkan”, shkruan Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post