Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në mbledhjen e radhës që do të mbahet në datën 1 dhjetor 2022, në rendin e ditës është futur dhe dhënia e mandatit të deputetit, Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës.
Pas largimit të ish-deputeteve të Partisë Demokratike, Grida Dumës dhe Alfred Rushajt, pritet që mandati t’u kalojë Nebiajt dhe Dodës. Të dy këta të fundit pritet që të marrin pjesë në seancën plenare të së enjtes në Kuvendin e Shqipërisë.
Njoftimi i plotë:
“Data e seancës: 01.12.2021, ora 11:00
Rendi i ditës:
Projektvendim “ Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Tiranë, z. Petrit Dine Doda”.
Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Tiranë, zj. Orjela Luftar Nebijaj”.
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Gramsh, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë së Gjelbër, zj. Gerta Nuri Muça”.
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anxhela Ilirjan Bakiasi”.
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Skrapar, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, zj. Anila Zeni Ajdini”.
Projektvendim “Për miratimin e programit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Projektvendim “Përedukimin, informimin, ndërgjegjësimin, si dhe për krijimin e kushteve lehtësuese për pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me aftësi ndryshe”
Projektvendim: “Për edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë për zgjedhjet”.
Projektvendim “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të disa materialeve zgjedhore që përdoren nga administrata zgjedhore”.
Projektvendim “Për caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
Projektvendim “Për miratimin e programit për trajnimin dhe monitorimin e administratës zgjedhore dhe të disa aktorëve të tjerë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore”.
Projektudhëzim “Për mënyrën e komunikimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me bashkitë në kuadër të bashkërendimit të informacionit për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.”-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post