Me të birin Zahon përdore dhe bashkëshorten Linda, kreu i PS-së, Edi Rama është i pranishëm në Vlorë, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PS.
Takimin e hapën binjakët Romeo dhe Donald Veshaj.Të dy folën me njëri-tjetrin në podium, duke pyetur nëse do të marrin para për fushatën, siç, sipas tyre, kanë marrë të famshmit e tjerë që janë bashkuar me PD-në dhe LSI-në. Ata pyesin edhe Presidentin Ilir meta se përse e ‘ka kapur’ me Vlorën.
Pjesë nga biseda:
Donald Veshaj: Romeo ti nuk je nga ata që shkon prezanton në fushata e.
Romeo Veshaj: Jo.
Donald Veshaj: Nuk je nga këta që shkon tek fushatat e LSI-së dhe PD-së që marrin nga këta të famshmit në thonjëza dhe u japin lekë?
Romeo Veshaj: Jo, pra…domethënë t’i biem shkurt, s’do marrim lekë ne këtu?
Donald Veshaj: Jo, sepse ne këtu jemi për Vlorën, për ndryshimin e saj. Po Presidenti s’e kuptoj ku e ka hallin.
Romeo Veshaj: Nuk e di çfarë ka me Vlorën, ndoshta kryeministri e ka bërë kaq të bukur saqë ai nuk i reziston dot.
Diskutime rreth kësaj post