Vit i Ri, lidhje të reja, romanca të reja mes artistëve. Kësaj radhe bëhet fjalë për dy aktorët e humorit Albano Bogdo dhe Lisa Kujofsa e cila u rikthye në Shqipëri pas një shkëputje prej disa vitesh nga ekrani.
Dy artistët kanë pasur një pjesë në spektaklin e 31 dhjetorit Klanifornia si burrë e grua. Në sekondat e fundit, Albano i dhuron një puthje në buzë Lisës që në rol është gruaja e tij e puthja zgjat disa sekonda.
Për ata që kishin menduar se kjo puthje ishte vetëm pjesë e rolit, me sa duket janë gabuar. Vetë Albano ka publikuar në Instagramin e tij një foto nga roli duke puthur Lisën dhe pikërisht me këtë foto duke uruar ‘gëzuar Vitin e Ri’.
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të tij, disa duke e uruar dhe disa të tjerë ende duke mos kuptuar se për çfarë bëhet fjalë. Ndoshta dy aktorët do të jenë ata që do të thonë diçka më shumë për lidhjen e tyre?
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post