Pas dëgjesave publike në Durrës, kryeminsitri Edi Rama publikoi raportin me ankesat e qytetarëve.
Sipas asaj që qytetarët atje kanë shprehur, rezulton se problemet më të mëdha në këtë qark janë për kanalizimet, mungesa e investimeve publike, mungesa e ujit të pijshëm, infrastruktura rrugore, problemet me pronësinë e tokës, arsimin, punësimi, energjia elektrike dhe politizimi apo keqpërdorimi i administratës.
Nga 23 dëgjesa publike të zhvilluara në këtë qark, stafi i kreut të qeverisë mblodhi 131 raportime të banorëve, të cilave, në kuadër të iniciativës “ bashkëqeverisja me qytetarët”, do tu bashkohen edhe ato që do të dërgohen në zyrën e posaçme që do të krijohet me krijimin e qeverisë së re në shtator.
Në Qarkun e Durrësit, ku Partia Socialiste arriti të marrë thuajse 7 mijë vota më shumë se në vitin 2013, u dorëzuan nga qytetarët ankesa për zgjidhjen e 49 problemeve të ndryshme që i takojnë të 3 bashkive: Durrës, Shijak dhe Krujë.
Diskutime rreth kësaj post