Prej disa ditësh tanimë, shqiptarët po dynden drejt qendrave shëndetësore dhe poliklinikave për të marrë dokumentet e nevojshme për t’u pajisur me leje drejtimi.
Edhe në Durrës, qytetarët duan të përfitojnë nga çmimi aktual i patentës dhe të pajisen sa më shpejt me leje drejtimi. Në spitalin e Durrësit radha e qytetarëve për të marrë dokumentet e nevojshme për leje drejtimi është aq e madhe saqë pas mbushjes së shkallëve, qytetarët po presin në oborr me orë të tëra.
E njëjta situatë problematike por edhe kaotike paraqitet edhe në qytete të ndryshme të vendit pasi të gjithë duan të paguajnë çmimin aktual të patentës dhe jo dyfishin e saj, një muaj më vonë e në vazhdim.
Diskutime rreth kësaj post