Së bashku me temperaturat e larta, stina e verës sjell dhe konsum në rritje të ujit, veçanërisht në bregdet.
Këto ditë disa nga lagjet e qytetit bregdetar të Durrësit janë përballur me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë që Task Forca e ngritur nga Ujësjellës Kanalizime Durrës për menaxhimin dhe përballimin e furnizimit me ujë të pijshëm të popullatës ka nisur kontrollet në terren për lidhjet e paligjshme.
Një grup i Task Forcës së Shijakut ka ushtruar kontroll në afro 65 subjekte private dhe familjare përgjatë aksit Ura e Gjoles në Fushë Krujë deri në Shijak, ndërsa gjatë verës është ndaluar që lavazhet të përdorin ujin e pijshëm për larjen e automjeteve.
Vështirësitë në përballimin e nevojës së banorëve dhe pushuesve me ujë, kanë bërë që edhe Ujësjellës Kanalizime Durrës të bëjnë thirrje për kursim dhe mos-shpërdorim të ujit të pijshëm.
Stina e thatë e verës po ndikon në pakësimin e prurjeve të ujit që vjen nga burimi i Fushë Kuqes, ndaj kontrollet për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe marrjen e masave administrative ndaj abuzuesve do të vijojnë në të gjithë territorin e Durrësit.
Diskutime rreth kësaj post