Policia e Durrësit ka arrestuar 4 persona të cilët vidhnin banesa. Dorian Deda 18 vjeç, Artur Prenga 21, Alban Kaçorri 19 dhe Lek Kaçorri 49 vjeç, të gjithë banues në Durrës akuzohen për një seri vjedhjesh në lagjen Nr.15 të këtij qyteti.
Policia ka dokumentuar të paktën 8 vjedhje, kryesisht në banesa. Ata merrnin laptopë, bizhuteri, sende elektroshtëpiake; si televizorë dhe telefona, por dhe shuma parash, më e madhja, 50 mijë lekë.
Policia u ka sekuestruar gur fresibël dhe sende të tjera që të ndaluarit i përdornin për të thyer bravat.
Diskutime rreth kësaj post