Policia e Durrësit ka njoftuar se ditën e sotme, rreth orës 07:30, në port, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit me iniciale P.F., 54 vjeç.
Viktima është banues në Lezhë, por i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.
Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post