Policia e Durrësit njoftoi gjetjen në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar të trupave të pajetë të dy personave.
Trupi i parë u gjet në gjendje të dekompozuar në lagjen numër 7 të qytetit. Policia njofton se nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk ka shenja dhune në trup, ndërkohë që po punohet për identifikimin e personit dhe për veprime hetimore më të specializuara është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për identifikimin e tij dhe zbulimin e shkaqeve të vdekjes.
Ndërkohë, në lagjen nr.16 të qytetit bregdetar është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet B.C. 39 vjeç, banues në Durrës.
Policia thotë se pas këqyrjes paraprake të viktimës, nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera që mund të kenë shkaktuar vdekjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Diskutime rreth kësaj post