Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një qytetar që udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në segmentin rrugor Shkozet-Plepa, ku një autobus me targë “AA 965 AY” ka përplasur shtetasin me inicialet E.P, 55 vjeç.
Ky i fundit, banues në fshatin Arapaj, është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa drejtuesi i autobusit, 31-vjeçari me inicialet S.M është shoqëruar nga policia dhe po pyetet mbi rrethanat e aksidentit
Diskutime rreth kësaj post