Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se po i vjen fundi. Përmes një reagimi në “Facebook”, ku publikon disa pamje të dhunës policore ndaj qytetarëve protuestues, Maliqi thekson se revolucioni demokratik është më pranë se kurrë.
Mesazhi i Maliqit:
“Ëndrra per diktator, sulltan, etja per pushtet, zullumi, babëzia, deliri po e con drejt fundit te pashmanshem kaloresin e Rilindjes? Veprimeve çnjerëzore, poshteruese, antiligjore, antikushtetuese ndaj nenave, grave, protestuesve paqësor me dhune policore dje apo perdorim force e gazi lotsjelles muaj me pare ndaj tyre dhe ne pronat e tyre po u vjen fundi.
Vendi pa gjykate Kushtetuese pa gjykate te Larte, me pushtet lokal monist, institucione te kapura, parlament te kapur, drejtesi te kapur dhe te kalbur, eshte shenje e paster e diktatures.
Varferimit, cpopullimit, pasigurise, dhunimit te lirive dhe drejtave te njeriut, panikut, terrorit, cpopullimit po i vjen fundi. Revolucioni demokratik me prane se kurre. Durimi ka kufi, kupa po derdhet. Dite te bardha na presin, zoti i bekofte Shqiptaret.” – ka shkruar Maliqi.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post