Lorenc Vangjeli u shpreh se figura e Dumanit si një prokuror i pakorruptuar, ka ngjallur shumë frikë tek politikanët e rangut të lartë në Tiranë. Ai tha se nuk dihet se ku mund të jetë limiti i SPAK me hetimet dhe arrestimet që mund të ndodhin në të ardhmen duke pasur parasysh se vite në Shqipëri, ka pasur pandëshkueshmëri të lartë.
“Mendoj se nuk do ketë limit. Fakti që do kemi pandëshkueshmëri të lartë ndër vite mund të ketë kthim pas të hetimeve por nuk dihet se ku do jetë limit. E rëndësishme është që drejtësia të jetë balancues i dy pushteteve të tjera, që deri më tani nuk kanë qenë në balancë. Unë jam dakord me Lesin edhe me portretizimin që i bëri kreut të SPAK-ut.
Dumani është një lloj prokurori që nëse do i dilte vetvetja përpara në shkelje, do i vinte prangat edhe vetes. Kjo është arsyeja pse në Tiranë ka frikë. Ne ndjejmë frikën dhe dridhjen pikërisht sepse nuk dihet se deri ku do shkojë puna e SPAK-ut me në krye Dumanin. Mund t’ju them se askush nuk është i papërjashtuar. Ky është thelbi i frikës që po ndjejmë në Tiranë”-tha Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post