Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 ka deklaruar se të vërtetat e Shqipërisë sado të hidhura qofshin, ato duhet t’i raportohen një partneri kryesor siç është Bashkimi Europian.
“Jemi përballë një qeverisje, pasi e vetmja mënyrë që mund të na dëgjojë është kontestimi. Na kanë thënë , sepse nuk duhet të nxjerrim të palarat e vendit jashtë. Asgjë nuk lulëzon nga gënjeshtra. Sot bëjmë një logjikë të thjeshtë, duhet ti themi të vërtetat për Shqipërinë, apo nuk do t’ia themi. BE është partneri ynë dhe të vërtetat duhet t’ia themi. Nëse kemi të minuar kodin moral, nuk mundet që ky të besohet. Duam marrëdhënie sikur, apo marrëdhënie të vërteta. Jemi në një situatë kur ujku nuk mund të bëjë moral për delet”, tha Duma.
Video:
Diskutime rreth kësaj post