Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule mendon se reforma në drejtësi është një proces i vonuar dhe mirëpret dërgimin e saj në Parlament.
Nga Korça, Dule e quajti të vonuar këtë reformë, ndërsa shprehu bindjen se do të gjehet një dakordësi mes palëve për çështjen e mbetur.
“Vlerësoj ecurinë e deritanishme të reformës. Ka mbetur vetëm një çështje pa u zgjidhur që besoj se me vullnet të mirë dhe negocim nga aleatët mund të arrihet edhe kompromisi i fundit’, tha ai.
Dule kërkoi që reforma të kalohet në Kuvend nga të gjitha palët.
Sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, Vangjel Dule shprehet se ato janë në nivele të larta, ndërsa kritikoi qeverinë Rama për mungesë vizioni në politikën e jashtme.
Diskutime rreth kësaj post