Këto njolla të bardha shfaqen për shkak të sëmundjeve kërpudhore të lëkurës të cilën mjekësia e quan “tinea versicolor”.
Më së shpeshti shfaqen në qafë dhe në shpinë, mirëpo nëse nuk trajtohen me kohë, mund të përhapen nëpër gjithë trupin, transmeton Telegrafi.
Këto kërpudha shfaqen kryesisht gjatë verës, sepse atëherë më së shumti djersitemi dhe kalojmë kohën duke u freskuar me peshqirë të lagur.
Krahas këtyre dy shkaktarëve, ato i shkakton edhe rënia e imunitetit, rrezitja dhe lëkura e yndyrtë.
Fatmirësisht, krahas kremrave të shtrenjtë dhe të fortë, këtë problem mund ta zgjidhni me ndihmën e artikujve të cilët i përdorim çdo ditë në ushqim.
1. Uthulla e mollës
Të njëjtën sasi të ujit dhe të uthullës së mollës e përziejmë në një enë, pastaj njomin fashën, tuferin apo një copë pëlhure të pambuktë. E kalojmë atë sipër shpinës dhe presim që të thahet tërësisht. Procedura mund të përsëritet shumë herë, derisa kërpudhat të zhduken tërësisht.
2. Hudhra
Ndajeni përgjysmë një thelb hudhre dhe lyeni lëkurën me të. Lëreni 20 minuta, pastaj shpëlajeni atë pjesë të lëkurës.
3. Jogurti
Thjesht, qiteni me ndihmën e pëlhurës në vendin e sëmurë dhe prisni të thahet. Tretmanin përsëriteni sado që të keni dëshirë, derisa të tërhiqen kërpudhat.
4. Shafrani
Bëni nga uji dhe shafrani pastën, pastaj qiteni në lëkurë në të cilën janë shfaqur kërpudhat. Pas gjysmë ore shpëlajeni me ujë të vakët.
5. Vaji i çajit kinez
Përzieni një lugë vaj ulliri dhe 7 pika çaji kinez dhe përzieni. Me ndihmën e fashës apo të pëlhurës së pambuktë, vendoseni maskën dhe barteni gjithë kohën sa jeni në shtëpi. /Telegrafi/
Diskutime rreth kësaj post