Aksidenti me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë në Kamëz ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në vendin ku ka ndodhur. Pamjet e para tregojnë se makina është përplasur në disa vende para dhe pasi të merrte para biçiklistin si edhe nënën me dy vajzat, njëra prej të cilave ndërroi jetë.
Policia bën me dije se fillimisht shoferja ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur me bordurën. Pas kësaj, makina ka përplasur një biçiklist, i cili gjithashtu ka ndërruar jetë duke marrë ndërkohë para nënën dhe dy vajzat.
Njëra prej vajzave gjithashtu ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra gjendet në gjendje të rëndë në spital. /albeu
Diskutime rreth kësaj post