Britania e Madhe është duke përjetuar reshje të dendura dëbore si edhe temperatura deri në -16 gradë, megjithatë ky mot duket se do ti shërbejë policisë për të gjurmuar ata që kultivojnë lëndë narkotike.
Duket e çuditshme, por policia i ka bërë thirrje banorëve të ishullit që t’i njoftojnë nëse shohin çati që nuk kanë dëborë dhe akull sipër tyre, raporton Albeu.com.
Kjo, pasi sipas autoriteteve kjo mund të tregojë se brenda në shtëpi mbahet një temperaturë konstante duke mundësuar kështu edhe rritjen e rrënjeve të kanabisit.
Si shembull, policia britanike ka dhënë çatinë e një shtëpie në Amsterdam ku gjysma e akullit në çati kishte shkrirë pasi poshtë saj kultivohej kanabis dhe llampat e posaçme ngrohnin vazhdimisht ambientin e brendshëm. /albeu
Diskutime rreth kësaj post