Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj në një intervistë për emisionin ‘Hard talk’ u pyet në lidhje me marrëdhënien e LSI me PD, nisur nga përplasjet në distancë që kanë pasur kohët e fundit.
-Si do e përcaktojë LSI fituesin në zgjedhjet e 25 prillit? Si i keni ju kalkulimet tuaja?
-Unë mendoj që sa më shumë kohë të kalojë, aq më tepër Shqipëria do largohet nga të pasurit e një skene politike me dy aktorë kryesorë. Do ulet pasha e dy partive të mëdha duke marrë rëndësi edhe partitë e tjera ku padyshim ndër to shansin më të madh e ka LSI e cila nga zgjedhjet në zgjedhje ka treguar një rritje të qëndrueshme por edhe domethënëse.
-Nuk duket sikur PD ju do shumë.
-Ne me PD bashkëpunojmë dhe kemi një komunikim shumë të mirë. Besoj po punojmë bashkërisht për tu futur me strategjinë e duhur në zgjedhjet e ardhshme dhe mbi të gjithë për të qenë fitues së bashku në zgjedhjet e ardhshme. Mendoj se LSI i ka të gjitha premisat që në këto zgjedhje të jetë një parti kryesore dhe unë pres një rezultat shumë të mirë.
Diskutime rreth kësaj post