Presidenti i FSHF, Armand Duka ka folur për situatën e Kombëtares shqiptare ku me interes po pritet zyrtarizimi për trajnerin e ri.
Në një intervistë nga Androrra për “Supersport”, Duka tha se trajneri vendas njeh më mirë mentalitetin e lojtarëve por shtoi se trajneri shqiptar mund të emërohet në të ardhmen por jo në këtë moment.
“Ishim në një situatë emergjente për ndeshjen e sotme, dua të komplimentoj Bulkun me Memën. Duhet të fillojmë të mendojmë për të ardhmen. Kemi humbur një ndeshje me Turqinë, por nuk kemi pse qajmë më. Edhe ekipet e tjera do humbin, dhe dikush do ngecë në këtë fushë të Andorrës. Gëzohem që nuk ishim ne”, tha fillimisht ai.
A ka mundësi të jetë shqiptar trajneri?
Nuk mund ta mohoj punën e mirë të Bulkut për këto dy ditë, apo përgatitjen psikologjike që i ka dhënë skuadrës. Kam menduar se skuadra do reagonte, për të ndërruar më mirë trajnerin para Andorrës. Sot pashë ekipin me dëshirë në fushë, edhe pse kishte momente me luhatje dhe ku ishim në stres. Futbollistët me moshë më të madhe dhe më me eksperiencë, morën përsipër ditën e sotme. Mendoj se ka edhe trajnerë të mirë që mund ta drejtojnë Kombëtaren. Fakti që ne nuk kemi pasur një trajner shqiptar deri tani, është se mund të kemi një trajner me eksperiencë më shumë nga jashtë. Gjithsesi, duhet të vëmë në peshë avantazhet dhe disavantazhet e atyre që kemi ne në mendjen, dhe do vendosim. Trajneri vendas njeh më mirë mentalitetin, në të ardhmen ndoshta do të emërohet trajner vendas, por jo në këtë moment. Nuk është e lehtë të flasim sa do zgjatë kontrata me trajnerin e ri, nuk bëhet asnjëherë një plan afatgjatë, por asnjë trajner nuk ka interes të bisedojë vetëm për 6 muaj, të gjithë duan projekt më afatgjatë”.
Diskutime rreth kësaj post