Në kohën kur Armand Duka kandidonte për anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ky institucion rihapi dosjen e Skënderbeut për trukim ndeshjesh.
A ka patur një lidhje mes këtyre të dyjave?
“Sigurisht që nuk është një ngjarje që do të i jepte një shtysë pozitive kandidimit tim. Është një minus dhe jo vetëm ajo, por ka patur edhe shtysa të jashtme e të brendshme, politike dhe jopolitike që nuk e di nga kanë ardhur”, deklaroi ai në Top Story, raporton TCH.
A do të thotë kjo që këto ndërhyrje që Duka të mos ishte pjesë e Komitetit Ekzekutiv mbërrinin nga Shqipëria?
“Ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati. Po patjetër që ka patur dhe këto janë bërë publike. Çështja e Skënderbeut ishte një minus, por unë nuk e konsideroj dështim moszgjedhjen dhe nuk e kam përjetuar keq rezultatin. Kisha një pritshmëri se mund të isha anëtar i Komitetit Ekzekutiv, por…”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post