Deputeti, demokrat, Agron Shehaj ka treguar si i ka kontrolluar nëse firmat që kishte mbledhur Sali Berisha kanë qenë të rregullta. Shehaj tha se kishte folur me ata persona që i kishin hapur telefonin.
Pjesë nga biseda në Open
Shehaj: Kontrollova listën e delegatëve për t’u siguruar që janë realisht delegatë. Unë kam patur një listë të PD më parë pasi jam kryetar i njësive 5 dhe 7 në Tiranë gjatë fushatës elektorale. Këto lista ishin në dakordësi me njëra tjetrën. Janë rreth 170 delegatë në këto dy njësi. Kam bërë më shumë se rreth 100 telefonata. Kam folur konkretisht me 100 delegatë.
Janë rreth 170 delegatë, unë do flisja vetëm me ata që sipas organizatorëve kishin deklaruar që kishin firmosur. Fola me ata që mu përgjigjën në telefon, rreth 80 e atyre që kishin firmosur pra. Nga 170, rreth 100 delegatë janë nga dega 5, ndërsa 70 të tjerë janë nga dega 7.
Eni Vasili: Unë dua të di nga ju dolën 98% të vërtetë, mos bëni llogarit tani në studio duhet të kishit të ardhur i përgatitur.
Unë kam telefonuar çdo delegat që ka firmosur me 80% prej tyre me të cilët kam folur, 98% më kanë konfirmuar se kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Eni Vasili: Si e vërtetuat që ishin pikërisht delegatët nga ana e telefonit?
Shehaj: Kam punuar me ta, kam numrin e telefonit dhe unë I pyes për emrin dhe mbiemrin.
Diskutime rreth kësaj post