Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka deklaruar se nuk i kupton takimet e Lulzim Bashës pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
“Basha vjedh votat në parti, jo më të pretendojë se ja vjedh kundërshtari. Doli garant se nuk do të lejojë që të vidhet vota. Që në momentin që dha fjalën, një burrë normal duhet të hapë krahun, që ti hapë rrugë partisë. Këmbëngulja nga humbja në humbje është një aventurë e radhës, për ta mbajtur partinë të mbyllur. Është ndarja e partisë në mbështetës dhe kundërshtarë të Bashës”, – tha Kulluri në “Breaking”.
Sipas tij, e vetmja rrugë që PD të ketë një sukses, është hapja e partisë, zgjedhje të lira.
“Në 2017 nuk mbajti asnjë përgjegjësi. Herën e parë e gënjeu Rama, pastaj nuk hyri fare në zgjedhje, tani thotë na kanë vjedhur votat. Vjen në 2021 dhe nuk largohet e nuk mban asnjë përgjegjësi. Basha të paktën të mbajë qëndrimin si të Ramiz Alisë”, – tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post