Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi ka shprehur mosbesimin në integritetin e SPAK, kjo për faktin se prokurori Altin Dumani është fotografuar me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërsa drejtuesi Arben Kraja ka qenë hetues i komunizmit. Në studion e lajmeve në RTV Ora, Bumçi tha se këta prokurorë duhet të shikojnë pozicionin e tyre, madje duhet edhe të konsiderojnë largimin nga ky institucion.
Aldo Bumçi: Këtu një prokuror i kohës së komunizmit zgjidhet i pari, i dyti që konkuron takon Ulsi Manjën kryetar të komisionit të ligjeve. Kjo është reforma në drejtësi?! Ajo që kërkojmë ne është shumë e thjeshtë, atë që kërkon çdo qytetar që po na ndjek sot. Kjo nuk është ajo që i është premtuar shqiptarëve, kjo nuk është reforma që do të sjellë një standard të ri për drejtësinë. Për hir të integritetit dhe besueshmërisë së këtij institucioni vetë zoti Kraja dhe Dumani duhet të dalin publikisht dhe të sqarojnë pozicionin e tyre dhe duhet të konsiderojnë edhe largimin nga ky institucion. Nuk mund të jetë drejtësia e re me prokurorë të kohës së komunizmit.
Diskutime rreth kësaj post