Këngëtarja Çiljeta Xhilaga shprehu interesimin e saj për të bashkëpunuar me Dijonisin në një projekt muzikor.
Teksa po dëgjonte këngën e tij, ajo e pyeti atë për realizimin e materialit.
Dijonisi u përgjigj se punoi vetë në këngën e tij, pasi siç tha, ka talent.
Kjo gjë e impresionoi Çiljetën, e cila e përgëzoi për punën e tij.
Pjesë nga biseda:
Çiljeta: Ku e keni bërë këtë këngën, kush e ka bërë?
Dijonisi: Regjistrimin e kam bërë tek një shok.
Çiljeta: Po tekstin?
Dijonisi: Vetë.
Çiljeta: Vetë?
Dijonisi: Jam talent në vijat muzikore.
Çiljeta: Bravo! Ja të shohim ç’do të ndrisim, kur të bëjmë një këngë.
Diskutime rreth kësaj post