Kreu i LZHK-së Dashamir Shehu thotë se në betejën Berisha-Basha nuk është me asnjërin.
“Unë nuk jam me asnjërin, jam kundër të dyve. Janë gabim të dy, më kanë marrë inat të dy palët dhe nxjerrin dufin e vet. Nuk është histori pa fund kjo, duhet të mbaronte një ditë. Telenovelën do ta kthejmë në histori reale apo do vazhdojmë me filmin e vjetër. Jam kundër të dyve se i konsideroj bashkëfajtorë, aq më tepër për debatin e fundit. Debati po bëhet ti je i keq, unë jam i miri. Unë kam një letër për ty të rusëve, ti ke një letër time të amerikanëve”, tha Shehi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post