Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste, u ndal edhe tek projektligji për studentët e mjekësisë.
Kryeministri Rama rikthesoi se mjekët e rinj duhet të rikthejnë investimin dhe të shërbejnë në spitale për një periudhë kohë.
“Kostoja e studimeve të mjekësisë është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët është kosto shumë e lartë e studimeve. Këta duan të bëjnë studime me kosto thuajse zero, dhe duan të ikin në Gjermani direkt. Por për kë paguan taksa populli shqiptar? Për sistemin mjekësor gjerman? Ne kemi një sistem në Shqipëri prej vitesh që është Magjistratura dhe kush shkon atje është i detyruar pas shkollës të punojë këtu për disa vite. Tani si është e mundur që ne të pranojmë të financojmë studime, me një tarifë qesharake fare, për sistemin shëndetësor gjerman? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, bulon kostot, u jep mundësinë studentëve të studiojnë në mënyrë që t’u përgjigjen qytetarëve të vet. Nuk ia ndaloj njeriu të ikë në Gjermani, por duhet të paguajë një tarifë tjetër, të mos i rrijë në kurriz taksapaguesve shqiptarëve dhe shko në Gjermani”, u shpreh Rama.
Diskutime rreth kësaj post