Këngëtari i muzikës rap, Arkimed Lushaj, ka hequr dorë nga ankimimi i vendimit të Shkallës së Parë të Tiranës, që vendosi të caktojë ndaj tij masën e “arrestit me burg” për “armëmbajtje pa leje”.
Ditën e djeshme ishte paracaktuar të zhvillohej seanca për shqyrtimin e ankimimit në Gjykatën e Apelit në orën 09:45, mirëpo, avokati i tij, Marash Ibraj, hoqi dorë nga kërkesa për lirim, duke dhënë pak detaje.
Ai tha se Lushaj nuk besonte te drejtësia. Mirëpo, babai i tij, Sali Lushaj, në një postim në “Facebook” sqaroi se tërheqja kishte ardhur për shkak të shortit, duke akuzuar gjyqtaren si militante të majtë.
Stresi u arrestua më 17 tetor për akuzën “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.Arrestimi për të erdhi pas një përgjimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me grupin “Bajri”. Megjithatë, Lushaj nuk e pranon lidhjen me këtë grup, apo të jetë pjesë e tij. Deri më tani, as nga Prokuroria e Tiranës nuk ka akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Babai i Stresit, Sali Lushaj, thotë në një postim në “Facebook” se tërheqja nga ankimimi në Apel i masës së sigurisë ka ardhur pasi gjyqtarja e çështjes është “gjyqtare e devotshme dhe e zellshme e partisë në pushtet”.
“E pamë të udhës dhe më të drejtë të mos dalë një i persekutuar politik përpara kësaj gjyqtareje militante të partisë, duke mos pasur pikën e besimit në dhënien e drejtësisë për Stresin. Dua t’ju bëj me dije se gjithë ajo bujë e madhe si organizator dhe si drejtues e si janë mësuar këta etërit e tyre në emër të popullit është shfryrë dhe nuk po dinë si të bëjnë. Askënd deri më sot nuk po mund ta bëjnë të dëshmojë kundër Stresit”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post