Këngëtarja Dua Lipa gjatë një interviste në emisionin “Late Night With Seth Meyers” tregon se ka vendosur të lerë duahnin.
Ylli i muzikës pop, 27 vjeçe, fillimisht kishte arritur të largonte zakonin gjatë turneut “Future Nostalgia” në vitin 2022, në mënyrë që të sigurohej që shëndeti i saj vokal të ishte në maksimumin e tij – por tani ka njoftuar se e ka ndërprerë fare.
Nuk është e qartë saktësisht se kur këngëtarja filloi të pinte duhan, por pasi vuajti nga inflamacioni i laringitit në dhjetor të vitit 2021, ajo ndjeu nevojën për ta lënë duhanin për hir të turneut të saj.
Dua Lipa ka kaluar një vit 2023 të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”. Nga ana tjetër ylli i muzikës botërore po përgatitet për sjelljen e albumit të tretë në tregun muzikor.
Diskutime rreth kësaj post