Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare e cila po korr sukses në të gjithë botën. Plani i saj për të “pushtuar” skenën dhe muzikën është realizuar më së miri, pasi të gjitha mediat flasin për të.
Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”. Gjatë rrëfimit të saj Dua nuk mund të linte pa përmendur edhe Kosovën dhe jetesën për disa vite atje.
E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.
“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.
Diskutime rreth kësaj post