Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, prej ditësh ndodhet në Shqipëri. Gjatë vizitës së saj në atdhe, ajo, i dashuri dhe familja, janë takuar me personalitete të larta në vend si, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, ambasadoren Yuri Kim dhe kryeministrin Edi Rama. Mirëpo, këto kohë, duket se Dua po e shfrytëzon edhe për pushime.
Ajo ka vizituar këtë të diel muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një foto teksa formon me duar simbolin e shqiponjës. Sfondi i prapmë i këngëtares plotësohet nga Skënderbeu dhe trimat e tjerë të kohës.
Ndër të tjera, Dua ka publikuar foto me familjarët dhe të dashurin, Anwar Hadid. Ditët e fundit Lipa dhe babai saj Dukagjini kanë konfirmuar se këngëtarja do të mbajë një koncert në Shqipëri, por nuk treguan data zyrtare. Ajo gjithashtu tregoi se ka shumë dëshirë të këndojë shqip dhe së shpejti mund të shohim një këngë të sajë në gjuhën amtare.
Diskutime rreth kësaj post