Ky avion gjigant, me tre bishta e me vetëm njërin krah sa një avion pasagjerësh, është më shumë si dron, por mund të bëjë punën e satelitit.
Mjet fluturues, që furnizohet me energji diellore, mund të qëndrojë në ajër për tre muaj rresht, në mënyrë autonome.
Avioni i quajtur “Odise” po zhvillohet nga kompania Boeing, dhe do të jetë një nga mjetet më të mëdha fluturuese të ndërtuara ndonjëherë, e që nuk do të komandohet nga njerëz në bord.
Kompania thotë se edhe pse krahu i tij gjigant do të jetë sa një avion, peshën do ta ketë në fakt sa një makinë.
Odiseu nuk do të fluturojë më shpejt se me 150 kilometra në orë, por do të ketë mundësinë të qëndrojë në ajër për plot tri muaj.
Ky projekt synon të ngrejë një qiell ato që quhen “pseudo-satelitë”, që mund të ofrojnë të njëjtat shërbime komunikimi si satelitët, por me kosto shumë më të ulët.
Diskutime rreth kësaj post