Ministria e Mbrojtjes prezantoi sot bilancin e vitit që lamë pas dhe objektivat për 2023-in, Niko Peleshi tha se shteti do të ndihmohet në shumë sektorë nga informacioni i detajuar që do të sjellin dy satelitët si dhe dronët Bayraktar.
Ministri njoftoi se janë zgjidhur kontratat me ata që riparonin helikopterët Kugar, pasi me to u abuzua.
Dronët “Bayraktar” që Shqipëria do të marrë, do të japin një informacion më të plotë se sa satelitët.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tregon se si avionët pa pilot do të përdoren për qëllime civile.
Ministri e Mbrojtjes ka marrë një kredi nga Italia për të blerë dy avionë që do të përdoren për emergjencat civile, ndërsa Niko Peleshi njoftoi se helikopterët Kugar nuk janë të gjithë në gjendje pune sepse kompanitë e pajtuara për riparimin e tyre, nuk i janë përmbajtur kontratës.
Ministria e Mbrojtjes po fuqizon qendrën e kibernetikës, dhe synon që me paga të larta, të aplikuara posacërisht për këta ekspertë të informatikës, të rekrutojë më të mirët e tregut.
Diskutime rreth kësaj post