4 persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi trafikonin drogë në qendër të Athinës dhe në zonën perëndimore të kryeqytetit helen.
Pas operacioneve të koordinuara, janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe kreu i grupit me moshë 49 vjeç, si dhe dy grekë. Njeri prej tyre kishte rolin e shpërndarësit të drogës, me taksinë ku ishte punësuar.
Operacionet u kryen në sheshin Karaiskakis, Agio Panteleimon, Pagrati dhe Kipseli.
Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve policia sekuestroi një sasi kanabisi të papërpunuar me peshë 6,2 kilogramë, marihuanë e tipit çokollatë me peshë 130 gramë, sasi të vogla heroine dhe kokaine, një peshore precizioni, një shumë prej 820 eurosh si dhe katër telefona celularë.
Diskutime rreth kësaj post