Ish-kryeministri Sali Berisha ka adresuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama për lidhjen e tij me trafikanët e mëdhenj të drogës nga Shqipëria.
“Dosja italiane nuk citonte Ramën, me gjithë dëshirën që kisha, por Ramën e citoi vetë Edi Rama, e akuzoi vetë ai, kur u bë parzmore e atij që shteti dhe kushtetuta i kishte ngarkuar luftën kundër trafiqeve dhe bënte vetë trafiqet, Tahirit.
Dhe për ta mbrojtur atë ju detyroi ju të bllokonit drejtësinë në një akt që nuk ka ndodhur kurrë në 27 vite në Kuvend.
Miku i ngushtë i udhëheqjes socialiste, Eskobari i ballkanit kishte bërë deponime, jo vetëm filmimet e orgjive të Ramës dhe ministrave, por i rekrutuar nga Tahiri për grupin Habilaj dëshmoi lidhjet e Ramës, ministrave të tij, haki drogës me drogën dhe trafiqet.
Ka dyshim cilësor, lajmet nga Greqia, bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por edhe njerëz të afërt të Ramës, kush janë njerëzit, nuk thonë vetë Rama, por e thonë indirekt. Tre janë: Gramoz Ruci, nuk kam të dhënë përvec të qartësohet kulla e Bracit, por nuk kam të dhënë se ka lidhje me Habiljat dhe Balilin, mundet nuk e di, do thoja me kënaqësi po të ishte Gramozi, nuk e them dot I dyti më i afërt është Agacio, kumbari që lidh Ndragetën me
qeverinë. I treti më i afërti është Olsi Rama, pse u ndoq Klement Balilli dhe u shpall Eskobari i Ballkanit, sepse bënte shkëmbimet e mëdha kanabis kokainë, ishte pikëmbështetja më e madhe e transaksioneve kanabis kokainë në Ballkan, Olsi Rama me grupin nga Bostoni është kryesor”.
Diskutime rreth kësaj post