Ish- oficeri i antidrogës, i cili ndodhet në azil politik, ka reagua lidhur me aktualitetin politik në vend.Me anë të një postimi, që e ka titulluar “Drita e varkës, peshku i verbuar nga rrjeta!”, Zagani ka ngritur një sërë pikëpyetjesh, që nga dorëheqja e Ministrit të Brendshëm e deri tek mosdekretimi i Sandër Lleshit në postin e ministrit.
Ja çfarë shkuar ai në postimin e tij:
Drita e varkes, peshku i verbuar dhe rrjeta!
Ka nje menyre peshkimi naten me drite verbuese per nje lloj peshku qe quhet sardele, ku ne rastin tone nje eshte i verbuar dhe tufa here nga e djatha e here nga e majta pa harruar poshte e larte e godasin fuqishem qe ti nxjerrin hipnozen, por ai e ka te pamundur te reagoje e goditejet e fuqishme qe merr e nxisin te hece me shpejt drejte fatit te tij te konserves!
Per tufen ai eshte nje peshk si gjith te tjeret nuk eshte dietar i vjeter por i ri qe mund te nxere, ka aftesi te spikatura e jo te vecanta por problemi qendron tek precedenti?!
Nuk ka rendesi nese kesaj here bie ne rrjete i vetem apo me disa te ndritur te tufes por edhe i vetem do te bente qe peshkatari te kthej perseri e perseri deri ne zhdukjen e species!
Une e di perse Ministri i Brendshem ne detyre dha doreheqjen?!
Di edhe qe informacioni i rezervuar i erdhi nga nje vend prane nga ku jetoj!
Kuptoj edhe perse u zgjodh e qe te refuzohej nje ushtarak i formuar ne vendin ketu prane?!
Kuptoj edhe te gjitha lajmet e shpikura e makinacionet per te terhequr vemendjen nga PESHKU i verbuar?!
Pyetjet nuk i bera se desha pergjigjie por per te ngritur ceshtjen qe duhet dhe si duhet!
Mediat vizuale jane o ne njerin krah o ne tjetrin e askush nga ju nuk ka interes ne publikimin e te vertetave, por me mjaftojne keta ndjekes qe kame e pa harruar ata qe me kane cuar “kerkese” ne kete profil.
TIK-TAK une kam kohe te merrem me ju te gjithe , si dhe nuk do te ndaloje sepse me eshte ndaluar vendi i SHENJTE TOKA IME.
Prokurore te ceshtjes Habilaj nderkombetaret ata qe ju vijne ne sallat e gjyqit e jo vetem e dinin ceshtjen me pyetjet qe ju ngrita qe ne gjeneze, por po prisnin te shikonin ishte ceshtje paaftesie apo vullneti, kete te paren ja u perjashtova si mundesi!
Sha-Mat politikes, prokurorise e gjyqsorit.
Diskutime rreth kësaj post