Ish-polici, Dritan Zagani, vjen me një deklaratë të fortë kur ka thënë se arrestimi i Saimir Tahirit do të rrëzonte gjithë qeverinë.
Ish-kreu i Antidrogës së Fierit shprehet për “Meridianeës”, se Tahiri nuk do të arrestohet, pasi ai është vetëm njëra prej hallkave të zinxhirit.
“Parlamenti shqiptar do të votojë kundër, pasi Tahiri është vetëm një hallkë e një zinxhiri të gjatë që nuk mund të prishet, pasi me të mund të rrëzohet dhe qeveria shqiptare”, ka thënë Zagani.
Ai ka deklaruar se është larguar nga Shqipëria pasi është i akuzuar, edhe pse ndaj tij nuk është bërë asnjë seancë gjyqësore.
“Jam larguar nga Shqipëria e mbi 4 vjet jam nën akuzë pa u bërë kurrë një seancë gjyqësore kundër meje”.
Dritan Zagani tregon sesi zbuloi trafikun e drogës nga ana e Habilajve.
“Në vitin 2014 po hetoja një grup trafikantësh të lidhur me kushërinjtë Habilaj. Një grup shumë i fuqishëm që trafikonte kokainë dhe armë. Gjithashtu kisha përgatitur një informacion, por pastaj më futën në burg. Gjatë hetimit unë pashë edhe ‘Audin’ e famshëm që më pas mësova se ishte i ministrit Saimir Tahiri. Vura re se ishte përdorur për të bërë udhëtime të dyshimta, por ankesat e mia nuk u dëgjuan” tha ai.
Zagani ka folur edhe për trafikun e dorogës në përgjithësi, nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
“Deri më 2014, kisha shumë informacion mbi trafikun e drogës me kamion por dhe përmes detit. Gjatë kësaj periudhe u transferova, dhe nga shërbimet sekrete informohesha se droga trafikohej dhe me avionë të vegjël turizmi. 200-300 kg marijuanë në çdo udhëtim me avion mund të transportohej vetëm nëse kishe mbrojtje në nivel të lartë” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post