Anëtari i Këshillit Kombëtar Dritan Shano thotë se ajo që i duhet PD në këto momente është një reformim rrënjësor që në qelizë dhe këtë nuk e sjellin propozimet e Bashës, që nuk ka bërë gjë tjetër veçse forcimin e pozitave të tij, ndonëse thekson se kryedemokrati nuk duhet të vijonte më për të drejtuar PD-në.
“Ndryshime ortografike dh e sintaksore, pra duket sikur shpërndajnë më tepër begenisje dhe akses për disa pozicione të caktuara, por nuk sjellin një gjë të re. Një xhiro boshe jo për atë nevojë që ka PD për të ndryshuar. Gara për kreun e PD filloi me disavantazh, kur dikush hyn si kryetar partie e fillon garën 90 metra para, debatet publike nuk u pranuan, ato që ne ia kërkojmë palës tjetër nuk u pranuan.
Këshilli dhe Kryesia janë mbledhur shumë pak, këto institucionet duet të formulonin politika, strategji apo të vendosnin për aleancat para dhe pas zgjedhore, PD ka nevojë për njerëz që e çojnë drejt fitore, jo të zot që të justifikojnë humbjen. Basha nuk ka demonstruar ndonjë dëshirë për të ndryshuar, nuk pati reflektim se çfarë kam bërë unë keq që të reflektojë, ky nuk është një lajm i mirë as për mua dhe as për demokratët që donin të vinin në pushtet. Gjeni fjalën që ka thënë Basha në 2015 pasi PD humbëm zgjedhjen, merreni atë fjalë, vendoseni pas zgjedhjeve të 25 prillin, 95% janë identike. Ky është problemi që unë kam, kam një kryetar që nuk ka demonstruar në harkun kohor asnjë reflektim që PD të bëhet fituese. Kjo sjellje që ka marrë 80% të votave nuk ka asnjë shans që të ndryshoj.
Kadilli ishte i vetëm që propozoi gjëra. Formacioni politik është një marrëveshje, bashkim interesash për të fituar beteja jonë ideologjike. Nuk kam asgjë personale me Bashën, por kur nuk e sjell partinë në pushtet, bën valixhet gati dhe ikën. Dallimi mes propozimit që bën Basha dhe Kadilli, janë si nata me ditën. Te Kadilli kemi një kërkesë për të ndryshuar rrënjësisht PD që në qelizë, e kthen PD në origjinë, prek pika lënduese për PD që duhet të ishte forca më moderne, ndërkohë që sondazhet kanë treguar se nuk u flet të rinjve dhe grave, këtu duhet të reflektojmë, çfarë ka ndodhur. Dy shikime të ndryshme të të bërit politik dhe mendoj se pavarësisht që mund të ketë ku propozim i Kadillit, PD nuk i ikën dot nevojës për ta adaptuar, nevoja jonë është ulëritëse që të marrim një formë tjetër të të bërit politik, se në mungesë të këtyre gjërave nuk jemi të besueshëm në publik”, tha Shano në Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post