Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta ka nxitur shumë reagime nga të gjitha palët. Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka sjellë deklaratat e presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Duke cituar deklaratat e tyre në publik, Demiraj kërkon të peshohet se cilat thirrje kanë thyer rëndë Kushtetutën, të presidentit Meta apo të kryeministrit Rama.
“Paradoks i madh! Presidenti Meta bëri thirrje për të mbrojtur voten “merrni sëpata, sfurqe…. por askush se dëgjoi dhe nuk solli asnjë pasojë ose “viktimë”.
Ndërkohë kryeministri Rama deklaroi në media “bandat kokat hëngshin”. Kjo shprehje pasi u degjua nga bandat filloi dhe po vazhdon me ‘sukses’ pasojat e “ngrenies se kokave“ dhe fatkeqsisht muajt e fundit po thyen rekord!!! Cila nga këto thirrje është thyerje e rëndë kushtetuese? Opinioni Juaj?!”, – shkruan Demiraj.
Diskutime rreth kësaj post