Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ngre shqetësimin se politizimi i policisë dhe mungesa e një qasje të qeverisë për ta depolitizuar atë mund të rrezikojnë seriozisht zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Ish-ministri Demiraj u shpreh skeptik për mundësitë dhe aftësitë e policisë së shtetit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2021.
“Fatkeqësisht unë nuk e di se si do të shkohet në zgjedhje me këtë polici, e cila është militante, dhe jo për sa i përket sasisë së efektivëve poshtë, por për sa i përket lidershipit, është e papranueshme që po shkojmë drejt vitit 2021 dhe që një pjesë e madhe e drejtuesve të policisë janë njerëz që kanë mbaruar shkollën e sigurimit [Sigurimit të Shtetit], janë njerëz që kanë qëndruar dhjetë apo pesëmbëdhjetë vite të paangazhuar në policim, pra në zanat,”, u shpreh ish-ministri Demiraj.
“Gjykoj se zgjedhjet do të rrezikohen ndjeshëm nga një polici që drejtohet nga militantë,” këmbënguli Demiraj për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post