Dritan Abazoviç, i pari kryeministër shqiptar në Mal të Zi, e cilëson budallallëk pretendimin se ai nuk ka bërë aq sa duhet për shqiptarët në këtë vend.
Në një prononcim për Euronews Albania nga samiti i Open Balkan në Beograd, Abazoviç u shpreh se shqiptarët në Mal të Zi kurrë më parë në historinë e tyre nuk kanë pasur kaq shumë përfaqësim.
Sipas Abazoviç, në 100 ditët e qeverisë së tij janë bërë investime të mëdha ekonomike në komunën e Tuzit dhe Ulqinit sa nuk janë bërë në 30 vjet.
“Budallallëk më të madh s’kam dëgjuar. Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë në histori kaq përfaqësim. Shqiptarët as në ëndërr s’e kanë parë se do të kishin një kryeministër, as në ëndërr. Kemi edhe dy ministra të tjerë në qeveri.
Vetëm për 100 ditë janë bërë projekte të rëndësishme në komunën e Tuzit dhe Ulqinit. Dh kur kam qenë zv.kryeministër kam dhënë kontribut kyç që të kthehet Gjiri i Valdanozit që 30 vite gjithë shqiptarët në pushtet s’kanë arritur ta bëjnë”, thotë Abazoviç.
Diskutime rreth kësaj post