Parada e ngjyrave ne vigjilje te festave te fund vitit perthyhet bukur me atmosferen festive ne “Sheshin Qoftja “, te pakten keshtu pagezohet nje her ne vit pa lejen e “Nene Terezes.”
I ftohti i ketyre diteve e ka bere me atraktive ate vend, atje ku ne pamundesi per tu ngrohur duke pire ndonje got vere, mjafton piperi i qofteve 300 lekshe ku per dekor sherben tymi i cili te jep pamjen e nje balloje me maska.
Kjo eshte panorama e Tiranes e ketyre diteve e pare shkarazi.
E si te thuash kjo eshte fantazia e kryebashkiakut tone i ngelur pa model pas mbarimit te mandatit te Obames. Shihet perpjekja per ti dhene ton gjithçkaje ne dukje te shkaterruar, ku i eshte qepur fasadave me aq pasion sa dikur lideri i tij shpirteror.
Ku ky i fundit bente dizenjo e grafite per te kursyer bojen. Qyfyre.
Duket qe ne gjithe kete ekspoze me shume shije ka gruaja e tij e bukur ne perpjekjen e saj per tu dukur mondane.
Por, ne te vertete mjafton te ferkosh syte dhe te shohesh c’po ndodh rreth nesh. Trafiku i cmendur qe po na kthehet ne normaliet ku nuk jane te pakta rastet e ambulancave apo zjarrfikesve qe detyrohen te presin dhe ato sepse po punohet.
Po punohet ne qender si gjithmon, ku kjo e fundit eshte kthyer si çeshtje arredimi sa here nderron shtepia pronar.
Mjafton te shohesh stacionet e autobuzave se si gumzhijne njerzit nga pritjet e gjata, sikur mos te mjaftone kjo problemi qendron si te hypesh ne autobuz me forcat tuaja.
Hall me vete dhe kjo pune. E megjithate njerezit gezojne atje te “sheshi qoftja”nen hunden e naltgjatesis ku diskutohen çeshtje te medha si zgjedhjet ne maqedoni ose Evropa s’na do ne, sepse e sepse pa mbarim….
Dhe ne mesohemi shpesh me kete gjendje aq sa s’na ben me pershtypje. Sidomos tani ne prag te vitit elektoral ku çdo parti ka nga nje shkop magjik.
Duhet te jemi te vemendshem ç’po ndodh rreth nesh, goditjet qe po pesojne kastat e establishmentit ne shtetet fqinje.
Duhet kerkuar alternativ tjeter, te jemi te zot te zgjedhim nje here siç duhet dreqi ta haje.
Te guxojme te distnacohemi nga talljet publike qe na behet perdite.
Te pakten nje here te vetme dhe te shohim./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post