Drekat gju më gju me popullin, kryeministri Edi Rama i ka bërë të shpeshta kohët e fundit. E ndërsa shijon produktet bio dhe rakinë, I pari i qeverisë dëgjon edhe shqetësimet e tyre.
Por ndërsa bisedonin, djali i kryefamiljarit e këshillon kryeministrin që në zgjedhet e ardhshme të mos zgjedhë më një deputet si Ben Blushi për Elbasanin. “Vetëm atë Blushin mos e sillni më deputet”,- thotë familjari.
Kryeministri propozon të mos flitet në këtë tavolinë për asortimente që nuk hahen. “Mos na e prish drekën, se jemi mirë me domate e djath mos na e fut Blushin ketu, mos na ngatërro measortimente që nuk hahen”,- tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post