Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për një përkeqësim të motit nga data 9 janar deri në 11 janar.
Gjatë këtyre dy ditëve moti do jetë i përkeqësuar, ku priten reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në bregdet. Ndërkohë përmirësimi i kushteve të motit pritet mbrëmjen e së mëkurës.
Njoftim për përkeqësim të motit:
Në daten 09-11 Janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Diskutime rreth kësaj post