Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka deklaruar se në të ardhmen Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit. Ai ka treguar se gjatë javës së kaluar, Kosova është goditur nga 7-8 tërmete, me shkallë të ndryshme të rihterit.
“Kjo tregon se në të kaluarën por edhe tani Kosova mund të goditet me një magnitudë prej 6.3 shkallë të rihterit, shqetësimi i qytetarëve është krijuar sepse të gjithë e dinë se një dekadë pasluftës kanë qenë disa ndërtime të kryera në mënyrë të egër, pa respektuar kriterin e ndërtimit”, – ka thënë ai në KTV.
Ndryshe, gjatë së dielës në Kosovë janë ndjerë lëkundje të lehta toke.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona përreth.
Diskutime rreth kësaj post